Nese doni me shume vjersha dhe poezi atehere klikoni mbi Vjersha

Kërko në këtë faqe - Search This Website

Friday, June 22, 2012

7 Marsi

Festën e mësuesit
Ne do ta festojmë
Lulet më të bukura
Ne do ti dhurojmë.

Vijmë tek ti mësuesja jonë
Buzëqeshjen ta dhurojmë
Kënga krahet reh si flutur
Midis jush unë jam e lumtur

Kënga që na ri në zemër
është për ty një fjalë e embël
Drita që na ri në sy
dhe këto Lule janë për ty!

Saturday, June 16, 2012

D ë s h m o r ë v e - Ramadan S. Latifaj

Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe,
që vdekjes i jep kuptim, përjetësisë rrënjë.
Mbi imazhin e sakatosur të atdheut, Kosovës sime,
Aty ku gjëmon toka, aty ku derdhet gjaku,
Aty do vije liria, kështu thoshte bacë Metush Krasniqi – Plaku.

Në oda burrash është pjekur burrëria,
n’oda burrash tingllonte dhe digjej teli i lahutës
Tingllonte me ma të lartin zë sharkia e çiftelia.
Janë përcjellur këngët e burrave që kishin trimëri
Aty n’oda burrash u lidhë besa për vdekje a liri.

Kosovë trime, je kala ndër shekuj,
mbi të gjitha simbol i qëndresës,
Ndër stuhi e shtërngata qendrove e hekurt
Kosova ime, ishe, je e mbetesh e pushkes dhe e besës.

Kosova.... din ta çmoj gjakun e deshmoreve,
gjakun që din ta urren robërinë,
Kur derdhet për tokë të Kosovës dhe e sjell lirinë.

Varg-varg rrjedh gjaku te pragu i përgjakur
Populli im shqiptarë për liri i përflakur.
E hekurt UÇK-ja, radhitet në male,
xhamadan për dekë dhe bënë ftesë
Lëshohet kushtrimi e lidhet besa-besë.


Ka shumë burra të ktij dheu e shumë burra të fisit
Ka stërnipa t’Skenderbeut, e nipa të Metush Krasniqit.
Ka Adem, Hamëz e Shaban Jashara
Që lirinë tënde Kosovë,
shohin vetëm me pushkë përpara.
Isë Kastrati, Avdi Xhaqku e Rexhep Mala,
Nuhi Berisha e Kadri Zeka lum per ju bëjnë nanat,
Selver e Emin Kryeziu mee Besnik Marocën si luan
Rrahim Beqiri, Musli Imeri u flijuan per vatan.

Kush na e zbukuroj me t’madhe Dardanën,
Kush qëndron në k’të lapidarë
Sabri e Driton Krivaqa dy djemë të nje nane,
Agush Isufi me rrespekt aty u qendron pran.

Dardanë , qerdhe e madhe trimash përherë,
Musli Ymeri e Besnik Maroca me plot nderë
Luftuan e ranë dëshmorë për tmos vdekur kurrrrrr
Kurr nuk ju harrojmë , ju kem në flamur.

.....Ku krisi pushka e të parëve, në Prekaz,
pikrisht në kullë të Jasharëve,
Aty dridhej toka deri sa i madh e i vogël luftonte
Aty Legjendari Adem Jashari luftë po bënte.
Nga kulla e Jasharëve në Drenicë,
Liria rrugë të mbarë ka nisë.
Nga kjo betejë në front lufte,
u mbush Kosova plot lulëkuqe.

...e kam pa me sytë e mij o vllezër, o shokë ,
fluturimin e pavdekshëm sy shqiponjë
ndonëse kishte plagë në kokë,
Muharrem Fejza i thonë.

Por....e shihja edhe në ëndërr kur flija,
me plagë në gjoks kah ecte Haki Efendija.

Por që kurr s’pranoj ligjet serbo-sllave,
e lart iu ndëgju zëri, besa e FJALA
Më paraftyrohet para syve i madhi Rexhep Mala.
Kushtrim leshon sikur rrufeja që prêt
Kadri Zeka me shokë t’idealit te vet.

Nga mërgimi po vie me vrap ,ishte Avdi Xhaqku
Krenari që për Kosovë dëshmorë ra,
s’ju dhimt fare gjaku.

Një amanet, që Heronjët lan, nuk mundem dot pa ua thane:
Kur vritet një ushtar lirie nga Hogoshti, fjala bie,
Ju mos qani, mos vajtoni,
por me zërin më të lartë deri në qiell këndoni.
Dhe mos thuani se u vra, Komandanti ISA.

Po të vritet edhe një ushtar lirie, ju prap mos qani por me të madhe këndoni
Dhe mos thoni u vra ushtari me emrin Avdi
Por thoni se ra për Kosovë e shqipëri.

……Ah, çtë them për kta trima e heronjë të lavdisë
po, ….po një gjë e di, s
e kurrrrr nuk vdesin trimat e lirisë.
Ata vetëm sa bien,
gjakun ta njomin me të shijshmin ATDHE
Ata vetëm sa bien për tju bë ATDHEUT DHE.
Ata vetëm bien për të mbi lulkuqet n’Kosovë e në çdo anë
Bien për t’na treguar se LIRIA e Kosovës quhet NANË.

Për bijtë e maleve, ushtarët dhe dëshmorët e lirisë KOSOVË këndo,
Kudo që i ke e kado që shtrihet e gjithë shqiptaria
E kur zëri juaj lartë të jehoj, s’ka ç’na ban moti as stuhia

TË GJALLËVE - Bahri Fazliu

Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve,
mos kërkoni nëpër libra,
aty s'është jeta e tyre,është jehona e saj.

Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët,
mos shkoni në shtëpitë e tyre,
shikoni robrinë tuaj.

Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët,
mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre,
ato janë flutura që s'kapen dot.

Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit,
secili prej nesh ka qenë prezent.

Nëse dëshironi t'i nderoni dëshmorët,
mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,
lulet do t'u vyshken në dorë.

Nëse...
Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,
ecni në rrugën e tyre,
aty do të gjeni gjeninë e tyre.

Njeriu i zi - Sergej Esenin

O mik, i dashur mik!
I sëmurë tashmë lëngoj!
Nuk di, kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen.
Mbi fushën e zbrazët gjëmon!
Si lëndinat bari në shator,
Trurin alkooli pushton!
Veshët në kokë më tunden,
Si krahë zogu në fluturim
Koka nga qafa kërkon të shkëputet.
Të rrijë më, s'ka durim.
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Në shtrat je ulur tani
Njeri i zi!
Dhe gjumi s'më vjen në sy.
Njeriu i zi!
Sjell një libër - çudi
Dhe ulet tek unë, aty
Si mbi një murg të ngrirë
Lexon dhe psherëtin
Për një rrugaç që s'ka nder
Dhe mall në shpirt të sjell
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Dëgjo, dëgjo!
Më thotë ai.
Nga libri mëso
Planet e ëndrrat, që ky njeri
Pati aty!
Ku sharlatanë ka plot,
Në atë vend-neveri.
Por dëbora në këtë vend të zi,
Në dhjetor shtrihet, plot bardhësi.
Dhe tufanet që fryjnë,
Sjellin gaz-lumturi
Horr i poshtër, ish ky njeri,
Po prapë, lezet kishte plot.
Nga soji më i mirë që ka kjo botë.
Ishte i hijshëm,
Madje dhe poet
Më i fuqishëm se
Njerëzit e tjerë.
Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeriu i shkathët
Është i lumtur,
Thotë ai.

Po kush e di,
Ai që nuk ka shkathtësi
Nuk ndjen lumturi.
Nëse guxim do të kesh
Gazin e jetës, patjetër do të gjesh.
Në shi dhe furtunë,
Në dallgët e jetës
Kur halle ke shumë
Qesh...dhe patjetër,
Gëzimi vjen prapë
Ky është arti më i lartë.

Njeri i zi!
Qëndro tani!
Ti s'ke mësuar vërtet
S'je zhytës që futesh në det.
Ç'më duhet mua të di,
Për një skandaloz poet,
Të lutem ik dhe shko
Një tjetri ia thuaj këto!
Njeri i zi!
Vështron me neveri.
Sytë tashmë ia mbulon
Një vrer që jeshilon
Sikur do të më thotë
Që jam horr dhe kusar.
Që vetë vjedh në këtë botë.
Pa turp, ç'ka tjetri ia marr.
O mik, i dashur mik,
I sëmurë tashmë lëngoj,
Nuk e di kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen,
Mbi fushën e zbrazët gjëmon.
Si lëndinat, bari në shtator,
Trurin, alkooli pushton.
Nata krejt e acartë
Udhëkryqi i heshtur qëndron,
Dhe unë i vetëm n'dritare
As shok, as mik nuk kërkoj.
Stepa krejt e mbuluar,
Me pluhur të butë, gëlqere,
Drurët në kopsht kanë qëndruar
Të heshtur, si kurrë ndonjëherë.
Tutje-tëhu dëgjohet,
Një zog i orëve të liga

Dhe drurët - kalorës marrin,
Trokthin e çmendur, nga frika.
Po ja, duket njeriu i zi,
Ulet në kolltuk përsëri,
Cilindrin nga koka e heq,
Kostumin me forcë zbërthen.
Dëgjo! Dëgjo!
Po gërhet ai.
Më afër më vjen
Të më shohë më mirë
Dhe vazhdon:
Nuk kam parë njeri, më të poshtër se ti
Që pa gjë pa shkak
Të rrijë në gjumë, çdo natë.
Ndoshta i gabuam jam!
Shih si duket lart hëna.
Pra lëri o mik, këto gjëma
Lëri proçkat mënjanë.
Ndoshta tashmë ajo vjen.
Me shalat tamam si kërcu.
Dhe ti fillon e lexon
Vjershat që shkruan këtu.
Ah! Sa i dua poetët!
Këdo ata e zbavitin.
Sa herë takohen me njerëzit,
Avazet e tyre nisin.
Një vajze fytyrën me prenka
Poeti me flokë të lëshuar
I flet për botë të tjera
Për epshin që s'ka të mbaruar.
Nuk e di, aspak s'e kujtoj
Atje diku në një fashat
Jetonte një djalë në kalugë
Apo ndoshta, ish në Rjazan.
Tashmë akoma s'e di...
I kishe sytë e kaltër.
Dhe flokët të verdhë flori.
U rrit,
I hijshëm,
Madje dhe poet,
Më i fuqishëm
Se njerëzit e tjerë.
Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet,
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeri i zi!
O mik i ndyrë
Fama jote tani
Kudo ka hyrë
Këtë famë e ke ti,
Njeri i zi!
Me tërbim i sulem,
Me bastun e qëlloj
Në fytyrën e poshtër
Dhe krejt e dërrmoj.
Hëna tashmë ka vdekur
Në dritare zbardh agimi
Ah! Moj natë,
Natë e tmerrshme trishtimi!
Me cilindrin në kokë qëndroj,
Askush nuk është me mua
I vetëm jam
Para pasqyrës, që kam copëtuar.

Lule mbi varr- Viktor Hygo

Mesnatë, nesër kur të zbardhet fush’ e shkretë,
Do nisem. Se më pret, e di që jam vonuar;
Do shkonj nga pylli dhe mali i përpjetë;
Më tepër s’mund te pres larg teje i mërguar.



Do të bares me sytë nëe kujtimet kridhur
Pa par’ asgjë, pa ndjer’ asnjë shamatë;
I vetëm, i panjohur, krrusur, duarlidhur,
Vrerosur, edhe dita do te behet natë.



S’kam për të par’ as perëndimin ar e zjarr
As lundrat me pëlhura tutje në luginë,
Dhe kur t’arrinj, me gjunjë do të vë mi varr
Një tufë lule borsilok e trëndelinë.

Ndera e Fëmijve Për Mësues vjershë nga Ndre Mjeda

Te ju që lodheni me ne gjithë ditën,
Kjo mende e vorfën, kjo zemër shkon;
E sa t'kem' shpirtin, sa t'shofim dritën,
Dashtninë e nderën gja s'na pakon.

Nji bimë e vogël, lanun n'shkreti,
E pamire rritet, pa fuqi t'vet;
Po, me lmue dora e bujkut t'ri
Sa lule t'bukura e shuemja* qet.

Na jemi t'vorfën... si me e pague
Kët farë kujdesi, gjithë kët trazim?
Por kemi 'j zemër, ani, kët jue,
O mjeshtra t'dashtun, ju falim shqim.*

Ju cenë* ndër k'ndime, ju ndigjesë doni,
Kët nderë për t'mira lypni peshqesh.
e na mbas k'ndimesh, mbas pun'sh që m'soni,
Do t'shkojmë, si zemra ju do'prej nesh.

7 Marsi- vjershë

Festën e mësuesit
Ne do ta festojmë
Lulet më të bukura
Ne do ti dhurojmë.

Vijmë tek ti mësuesja jonë
Buzëqeshjen ta dhurojmë
Kënga krahet reh si flutur
Midis jush unë jam e lumtur

Kënga që na ri në zemër
është për ty një fjalë e embël
Drita që na ri në sy
dhe këto Lule janë për ty!